Lidhje

Drejt forcimit të marrëdhënieve SHBA-Francë


Presidenti francez Nikola Sarkozi do të takohet me Presidentin Bush muajin tjetër, ndërkohë qeveritë e tyre vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet mes tyre.

Zoti Sarkozi do të arrijë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë më 6 nëntor dhe do t’i vazhdojë bisedimet me Presidentin Bush ditën tjetër në Maount Vernon, vendbanimi i presidentit të parë amerikan, Xhorxh Uashington.

Shtëpia e Bardhë thotë se temat e bisedimeve do të përfshijnë gjendjen në Afganistan, përpjekjet për të mos e lejuar Iranin të ketë armë bërthamore, dhënia fund e gjenocidit në Darfur dhe nxitjes së ndryshimeve demokratike në Birmani. Ata do të diskutojnë gjithashtu mbi procesin e paqes në Lindjen e Mesme, pengimin e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet presidenciale të Libanit dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për statusin e Kosovës.

Marrëdhëniet Paris-Uashington janë ngrohur që nga zgjedhja e zotit Sarkozi në fillim të këtij viti. Paraardhësi i tij Zhak Shirak ishte një kritikues i ashpër i luftës në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG