Lidhje

Presidenti rus Putin emëron shefin e ri të zbulimit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e quajti shërbimin rus të zbulimit një ndër institucionet kryesore të vendit. Sot, zoti Putin i paraqiti zyrtarisht publikut rus shefin e ri të agjencisë, ish kryeministrin Mikhail Fradkov.

Ai tha se shërbimi i kundërzbulimit nën drejtimin e zotit Fradkov do të vazhdojë të mbrojë Rusinë ndaj kërcënimeve të mundëshme nga jashtë. Ai tha se lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar do të jetë një ndër përparësitë e tij kryesore.

Por presidenti rus shtoi se agjencia do të mbajë nën vëzhgim edhe gjendjen e ekonomisë botërore për të ndihmuar në drejtimin që duhet të marrin bizneset ruse brenda dhe jashtë vendit. Presidenti Putin tha se caktimi i një ish kryeministri në krye të shërbimit të kundërzbulimit tregon rolin e rëndësishëm që ka kjo agjenci në sistemin e qeverisë ruse.//lk

XS
SM
MD
LG