Lidhje

Tetovë: Shqiptarët demonstrojnë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës


Rreth 5 mijë shqiptarë demonstruan sot në Tetovë të Maqedonisë, në mbështetje të pavarësisë të Kosovës.

Demonstrata e organizuar nga Partia Demokratike e Shqiptarëve u zhvilluar tri ditë para se përfaqësuesit e shumicës shqiptare të Kosovës dhe ata të Serbisë takohen në Vjenë për një raund të ri bisedimesh për statusin e Kosovës.

Bisedimet mes të dy palëve të ndërmjetësuara nga Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak përparim.//lk

XS
SM
MD
LG