Lidhje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian miratojnë traktatin e ri


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian miratuan sot në një takim të nivelit të lartë në Lisbonë një traktat të ri që zëvendësoi projekt-kushtetën e hedhur poshtë nga votuesit francezë dhe hollandezë në vitin 2005.

Ministri i Jashtëm i Portugaisë, Jose Socrates, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, u tha gazetarëve se Evropa është më e fortë tani që e kapërceu bllokimin institucional.

Marrëveshja mes udhëheqësve të 27 vendeve anëtare u arrit pas bisedimeve që filluan dje e zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Para bisedimeve Italia kishte kundërshtuar një shpërndarje të re të vendeve në Parlamentin Evropian, sipas së cilës ajo do të humbiste 6 vende. Sipas marrëveshjes, Roma humbet vetëm 5 vende dhe do të ketë 73 anëtarë në parlament, njëlloj sa Britania dhe një më pak se Franca.

Polonia arriti të sigurojë garancinë që një grup vendesh do të lejohet të shtyjë përkohësisht marrjen e vendimeve të BE-së, siç kishte kërkuar presidenti polak Leh Kazinski. //kk//

XS
SM
MD
LG