Lidhje

Kosovë: Një shoqatë gazetarësh dënon sulmin ndaj korrespondentes serbe të Zërit të Amerikës


Gazetarja Bojicic thotë se një burrë me këpucë ushtarake dhe me një maskë në fytyrë kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe e kishte rrahur. Ajo thotë se ai e kishte kërcënuar duke aluduar për njoftimet e saj në Zërin e Amerikës.

Duke e dënuar këtë sulm, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës kërkon nga autoritetet e rendit dhe ligjit në Kosovë, që sa më parë të hedhin dritë mbi këtë rast dhe të bëjnë të mundur zbatimin e drejtësisë.

Kjo shoqatë, nëpërmjet një komunikate dënon çdo cënim të lirisë së shtypit dhe të shprehjes në përgjithësi, duke i konsideruar ato thelbësore për ndërtimin e shoqërisë demokratike. Njëkohësisht, ajo i bën thirrje institucioneve dhe qytetarëve, që së bashku, të kontribuojnë për lirinë e shtypit në Kosovë. //kk//

XS
SM
MD
LG