Lidhje

Përfundon takimi dy-ditor i Bashkimit Evropian në Lisbonë


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan takimin e tyre dy-ditor në Lisbonë, pasi miratuan sot një traktat për reformimin e institucioneve të BE-së.

Udhëheqësit e 27 vendeve negociuan mbrëmë vonë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për të arritur marrëveshjen.

Kryeministri i Portugalisë, Jose Socrates, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se traktati e bën Evropën më të fortë, me më shumë besim dhe gati për të përballur sfidat e së ardhmes.

Para bisedimeve Italia kishte kundërshtuar një shpërndarje të re të vendeve në Parlamentin Evropian, sipas së cilës ajo do të humbiste 6 vende. Sipas traktatit, Roma humbet vetëm 5 vende dhe do të ketë 73 anëtarë në parlament, njëlloj sa Britania dhe një më pak se Franca.

Diplomatët thanë se traktati i ri do të nënshkruhet më 13 dhjetor. Nëse ratifikohet nga të 27 vendet anëtare, traktati do të hyjë në fuqi në vitin 2009.

Ai do të zëvendësojë projekt-kushtetën e hedhur poshtë nga votuesit francezë dhe hollandezë në vitin 2005. (ze)

XS
SM
MD
LG