Lidhje

Shtatëshja kërkon rritjen e shpejtë të vlerës së juanit kinez


Zyrtarët e financave nga grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës i kanë kërkuar Kinës që të lejojë ngritjen më shpejt të vlerës së monedhës së vet, Juanit.

Ata ia bënë këtë apel Kinës gjatë një takimi në Washington, para takimit të djeshëm të udhëheqësve dhe anëtarëve të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Kina e mban nën kontroll kursin e këmbimit të juanit, ndërsa shumë ekpertë bankarë besojnë se ai duhet të ketë një vlerë më të lartë. Në përgjigje të kërkesave të mëparshme nga komuniteti ndërkombëtar, Kina ka premtuar ta rivlerësojë gradualisht juanin.

Deri tani këtë vit vlera e monedhës kineze është lejuar të rritet më pak se katër për qind krahasuar me dollarin, ndërsa Euroja është rritur me 9 për qind, ndërsa dollari kanadez 20 për qind. //kk//

XS
SM
MD
LG