Lidhje

Senatori republikan Brownback tërhiqet nga gara presidenciale


Senatori Sam Brownback i shtetit të Kansasit thotë se po heq dorë nga gara presidenciale, mesa duket sepse nuk ka mundur të sigurojë fonde dhe mbështetje të mjaftueshme nga publiku.

Senatori Brownback kandidoi si i krishterë konservator dhe si mbrojtës i vlerave të familjes. Në anketën e parë për mbështetjen e kandidatëve republikanë, ai u radhit i treti.

Senatori Brownback e bëri të ditur vendimin e tij në Topeka, kryeqyteti i Kansasit. Një pjesë e mirë e kandidatëve të tjerë republikanë ishin dje në Uashington ku kërkuan mbështetjen e konservatorëve socialë, një grup që mbron vlerat morale dhe fetare dhe që vitet e fundit ka qenë një bazë e rëndësishme përkrahjeje për Partinë Republikane.//kk//

XS
SM
MD
LG