Lidhje

Pakistani publikon fotografinë e të dyshuarit të sulmit ndaj Benazir Butos


Policia e Pakistanit publikoi fotografinë e një personi që dyshohet për pjesmarrje në sulmin vetvrasës ku gjetën vdekjen 139 vetë gjatë ceremonive të kthimit në vend të ish kryeministres Benazir Buto. Mediat pakistaneze publikuan fotografinë e një personi me kokë të prerë i cili dyshohet si autor i sulmit që kishte si objektiv ish kryeministren Buto.

Autoritetet thanë gjithashtu se po studionin një listë personash të tjerë të dyshuar. Përkrahës të zemëruar të ish kryeministres Buto dogjën goma makinash dhe hodhën gurë në disa lagje të Karaçit në shenjë proteste ndaj këtij sulmi.

Zonja Buto tha se ajo e dinte se ishte objektiv i një sulmi kur u kthye në Karaçi por tha se nuk do të lejonte që kërcënime të tilla të ndryshojnë planet e saj. Ajo u tha gazetarëve dje se një qeveri e huaj e kishte paralajmëruar se 4 ekipe vrasësish, përfshirë ekipe vetëvrasëse të Al Kaidës dhe Talebanëve, po planifikonin sulme kundër saj. //rd//

XS
SM
MD
LG