Lidhje

Irak: Ushtria amerikane thotë se ka vrarë 49 ekstremistë në Bagdat


Ushtria amerikane tha se forcat e saj kanë vrarë 49 ektremistë gjatë luftimeve në lagjen Sadr të Bagdatit. Zyrtarët irakianë thanë se midis të vrarëve kishte edhe civilë.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se trupat sulmuan një zonë ushtarake shiite sot në mëngjes në kërkim të kryengritësve të përfshirë në rrëmbime të bujshme të finacuara nga Irani.

Në deklaratë thuhet se trupat kërkuan përforcime nga ajri pasi u sulmuan me automatikë dhe raketa.

Dëshmitarët thanë se dy fëmijë u vranë gjatë luftimeve. Ushtria amerikane thotë se vrau kriminelë gjatë sulmit. Zyrtarët thanë se nuk ishin në dijeni të vrasjes së civilëve gjatë operacionit.

Në Irakun verior, burime nga kisha thanë se u liruan dy priftërinj katolikë të rrëmbyer një javë më parë në Mosul. //ii

XS
SM
MD
LG