Lidhje

Presidenti irakian Talabani u bën thirrje rebelëve kurdë të ulin armët


Presidenti irakian Xhalal Talabani u bëri thirrje rebelëve kurdë të ulin armët ndërkohë që përleshjet mes rebelëve dhe trupave turke vazhdojnë.

Zoti Talabani, i cili është kurd, u bëri thirrje sot rebelëve të përdorin metoda paqësore ose të largohen nga Kurdistani irakian.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin, udhëheqësi i krahinës autonome kurde të Irakut, Masud Barzani, tha se njerëzit tij do ta mbronin veten nëse do të sulmoheshin nga forcat e huaja.

Më herët, zyrtarët irakianë njoftuan për bombardime nga forcat turke ndaj fshatrave në Irakun verior. Nuk është njoftuar për viktima.

Ushtria turke thotë se dhuna shpërtheu kur rebelët kurdë sulmuan një njësi ushtarake në mëngjes në provincën Hakari, pranë kufirit irakian, duke vrarë 12 ushtarë. Ata thanë se forcat turke ndërmorën pastaj një kundërsulm.

Ushtria thotë se trupat kanë vrarë 32 rebelë kurdë gjatë luftimeve në vazhdim.

Ambasadori amerikan në Turqi, Ross Wilson, tha se ishte tronditur nga sulmet rebele. Në një deklaratë, zoti Wilson shprehu përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Turqinë në eliminimin e kërcënimeve terroriste të rebelëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit.//ii

XS
SM
MD
LG