Lidhje

Ish kryeministrja e Pakistanit, Bhutto premton të vazhdojë fushatën


Ish kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto premtoi të vazhdojë fushatën e saj publike pavarësisht nga sulmet vdekjeprurëse të së enjtes.

Zonja Bhutto i bëri komentet sot pas vizitës në spitalin e Karaçit ku po mjekohen viktimat e sulmeve vetvrasëse.

Ajo bëri thirrje gjithashtu për ndihmë ndërkombëtare në hetimet e dy shpërthimeve që lanë gati 140 të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur.

Ndërkohë sekretari i brendshëm i provincës Sindh mohoi njoftimet se tre burra nga provinca Punjab janë arrestuar për tu marrë në pyetje. Ai tha se policia po merr në pyetje disa të burgosur të dënuar për sulmet e vitit 2006 në Karaçi.

Ai tha gjithashtu se dritat në rrugën që po përshkonte autokolona e zonjës Bhutto nuk u fikën qëllimisht natën e sulmit. Zonja Bhutto thotë se dritat ishin të shuara në kohën e shpërthimeve, duke e bërë më të ekspozuar makinën në të cilën ajo ndodhej. //ii

XS
SM
MD
LG