Lidhje

Kryetarja Topalli dorëzon kërkesën e Prokurorisë për ministrin Basha

  • Armand Mero
  • Tiranë

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, i dorëzoi sot Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit ndaj Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha.

Së bashku me këtë kërkesë, në dosje ishte përfshirë edhe një kërkesë e zotit Basha për t’u ballafaquar me Prokuorinë. Sipas zotit Basha, në kërkesën për ndjekjen penale të tij, Prokuroria ka abuzuar hapur me faktet dhe me ligjin.

“Shpifjet, trillimet dhe mashtrimet e këtij dokumenti do të marrin përgjigje një për një, sapo te kem versionin zyrtar që Prokuoria ka dorëzuar në Parlament", shkruan ministri Basha i cili konsiderohet nga organi akuzës, si përgjegjës për abuzime në procedurat për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

Këshilli i Rregullores së Parlamentit, do të marrë tani në shqyrtim çështen dhe në përfundim, ka 4 javë kohë për të hartuar një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin, ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Basha.//lk

XS
SM
MD
LG