Lidhje

Kina ka në plan të hedhë në hapësirë satelitin e saj të parë rreth Hënës.


Kina thotë se ka në plan të hedhë të mërkurën në hapësirë satelitin e saj të parë rreth Hënës.

Agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua citoi një zëdhënës të Administratës Kombëtare Kineze për Hapësirën, sipas të cilit një raketë me sondën kineze do të hidhet në hapësirë nga qendra e hapësirës Xiçang në provincën Siçuan.

Agjencia e lajmeve thekson se sonda pritet të futet në orbitën e Hënës brenda datës 5 nëntor, dhe do të kryejë një numër projektesh përfshirë fotografimin e pamjeve 3-dimensionale.

Hedhja e satelitit në orbitë është pjesë e një programi kërkimor mbi Hënën, gjatë të cilit Kina shpreson të sjellë në tokë mostra nga Hëna. //iç//

XS
SM
MD
LG