Lidhje

Laura Bush në Lindjen e Mesme për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin


Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Laura Bush mbërriti dje në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndalesa e parë e një turneu në Lindjen e Mesme për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin.

Zonja Bush u prit në aeroportin e Abu Dhabit nga e para ministre grua në Emiratet e Bashkuara, Ministrja e Ekonomisë Sheika Lubna al-Qasimi.

Shtëpia e Bardhë thotë se zonja Bush do të shkojë gjithashtu në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Jordani gjatë udhëtimit të saj njëjavor. Ajo do të shkojë në disa qendra për kurimin e kancerit dhe do të ndihmojë në organizimin e aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin. Zonja e Parë do të njoftojë gjithashtu për zgjerimin e Partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Lindjes së Mesme për Ndërgjegjësimin dhe Kërkimet për Kancerin e Gjirit.

Shefja e kabinetit e zonjës Bush thotë se Zonja e Parë ka përvojë personale me kancerin e gjirit, pasi si nëna edhe gjyshja e saj kanë vuajtur nga kjo sëmundje.//kk//

XS
SM
MD
LG