Lidhje

Gejts kërkon më shumë ndihmë nga Evropa në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts u bëri thirrje anëtarëve të një grupi europian të mbrojtjes që të bëjnë më shumë për të kontribuar në përpjekjet e sigurisë në Afganistan.

Në një fjalim të mbajtur sot në konferencën e ministrave të mbrojtjes së Europës juglindore në Ukrainë, zoti Gejts paralajmëroi se grupit mund t’i binte rëndësia nëse nuk do të bënte më shumë në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari Gejts e vlerësoi vendimin e grupit për krijimin e një shtabi të ri në Kabul, dhe pastaj i bëri thirrje atyre të ndihmonin më shumë në zhvillimin e ushtrisë afgane.

Në lidhje me çështjen e Kosovës, zoti Gejts ritheksoi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të siguruar paqe atje, dhe i bëri thirrje vendeve anëtare në konferencë që të planifikonin rolin e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë.

Ai tha gjithashtu se shpreson që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e së dielës në Poloni do të vazhdojë bashkëpunimin me Uashingtonin mbi çështjen e Irakut dhe mbi propozimin për sistemin mbrojtës të raketave që Shtetet e Bashkuara duan të dislokojnë në Poloni. //iç//

XS
SM
MD
LG