Lidhje

Kroacia do të kërkojë ekstradimin e një serbi të dënuar në mungesë


Ministrja kroate e Drejtësisë thotë se vendi i saj do të kërkojë ekstradimin nga Rusia të një serbi të dënuar në mungesë, me 14 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte.

Ministrja e Drejtësisë, Ana Lovrin, tha se Kroacia do të kërkojë ekstradimin e Milan Mandiçit, sapo të marrë konfirmimin zyrtar për arrestimin e tij.

Policia ruse e arrestoi Milan Mandiçin të shtunën, në Aeroportin Sheremetievo të Moskës, me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kroate.

Një gjykatë kroate ngriti aktpadi ndaj Mandiçit nën akuzat për krime lufte dhe e dënoi atë me burgim, për keqtrajtimin e civilëve në Kroacinë Lindore gjatë konfliktit ballkanik në viteve 1990-të.

Pas luftës, i dyshuari u kthye në Serbi, ku ai u bë anëtar aktiv i Partisë Radikale Serbe në qytetin Backa Palanka. //iç//

XS
SM
MD
LG