Lidhje

Gjelic: Gjithçka mund të negociohet, përveç ndarjes së vendit


Një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballet Serbia pas krizës politike në fillim të këtij viti është çështja e statusit të Kosovës. Dje në Institutin Amerikan të Paqes, së bashku me ish kryeadministratorin e Kosovës Soren Jessen Petersen, ishte i ftuar zëvendës kryeministri i Republikës së Serbisë Bozidar Gjelic, i cili parashtroi tezën serbe për zgjidhjen e këtij statusi.

Zëvendës kryeministri serb Bozidar Djelic tha se tani duket që Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar po i japin më shumë mundësi negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se vënia e afateve artificiale për një zgjidhje është e gabuar dhe se është edhe në interesin e Serbisë për të arritur një marrëveshje të negociuar.

“Ne nuk do t’i lëmë negociatat. Ne duam të negociojmë deri në momentin e fundit kur këto negociata të mund të sjellin rezultate. Dhe në të njëjtën kohë mendojmë se nuk duhet të imponohet një afat artificial si 10 dhjetori nëse shohim se po bëhet përparim.”

Duke marrë parasysh deklaratat shpesh kundërthënëse të udhëheqësve serbë, e sidomos kryeministrit Koshtunica, ndryshe nga qendrimet më të moderuara të presidentit Tadic, zoti Djelic theksoi se qëndrimi i udhëheqjes serbe është i bashkuar në mendimin se pavarësia e Kosovës nuk do të pranohet dhe se kjo mund të shkaktojë një precedent të rrezikshëm. Serbia, tha zoti Djelic nuk do ta pranojë kurrë ndarjen e vendit.

"Gjithçka mund të negociohet, përveç ndarjes së vendit tonë. Planin Ahtisari ne e hodhëm poshtë sepse çonte direkt në pavarësinë e Kosovës," tha zoti Gjelic.

Bisedimet shtesë midis Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojnë deri më 10 dhjetor. Pas kësaj date pala shqiptare ka lënë të kuptohet se eshte e përgatitur të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

XS
SM
MD
LG