Lidhje

Ushtria turke kryen sulm ndaj rebelëve kurdë në Irak


Zyrtarët turq thonë se ushtria ka sulmuar pozicione të rebelëve kurdë në Irakun verior, që kur në një pritë të rebelëve afër kufirit të dielën u vranë 12 ushtarë turq.

Zyrtarët thanë se njësi të artilerisë turke bombarduan bazat e dyshuara të rebelëve matanë kufirit edhe gjatë natës mbrëmë. Agjencia turke zyrtare e lajmeve bëri të ditur se aeroplanë turq bombarduan sot pozicione të rebelëve përgjatë kufirit irakiane-turk.

Zyrtarët turq thanë se këto operacione po kryehen në hakmarrje të pritës së ngritur të dielën në pjesën jug-lindore të Turqisë dhe jo si pjesë e një inkursioni në shkallë të gjerë në Irak.

Sot në Ankara, udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të vendit zhvilluan një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar rreth msave të mundshme në të ardhmen kundër rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.//lk

XS
SM
MD
LG