Lidhje

Erdohan: Ankaraja do të vendosë vetë për inkursione në veri të Irakut


Kryeministri turk, Reçep Tajip Erdogan tha se vetë Ankaraja do të marrë çdo vendim lidhur me një inkursion përtej kufirit, në Irakun verior në ndjekje të rebelëve kurdë.

Zoti Erdogan tha sot në Rumani se Shtetet e Bashkuara mund të mos duan që Turqia të kryejë një operacion të tillë, por Ankaraja do të vendosë se ç’duhet bërë.

Turqia fajëson rebelët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, për sulmet vdekjeprurëse në Turqinë juglindore nga bazat në Irakun verior.

Në zhvillime të tjera, presidenti turk, Abdullah Gul tha se Ankaraja po e humbet durimin dhe nuk do të tolerojë sulmet e rebelëve kurdë. Duke folur në një takim rajonal në kryeqytetin turk, zoti Gul tha se Turqia është e vendosur të ndërmarrë masat e nevojshme për t’i dhënë fund kërcënimit të rebelëve me bazë në Irakun verior. Një delegacion irakian i nivelit të lartë do të takohet sot me zyrtarë turq në Ankara, në përpjekje për të zgjidhur me rrugë diplomatike krizën që po keqësohet përgjatë kufirit mes dy vendeve. //rd//

XS
SM
MD
LG