Lidhje

Airbus A380 kryen fluturimin e parë historik nga Singapori në Sidni


Aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, Airbus A380 i kompanisë ajrore Singapore Airlines, u ul në aeroportin e Sidneit pas një fluturimi historik nga Singapori.

Kompania Singapore Airlines i nxori në ankand në faqen e internetit E-bay vendet për fluturimin prej 7 orësh të inaugurimit, duke mbledhur para për bamirësi. Një shtetas 38-vjeçar britanik bëri ofertën më të lartë me më shumë se 100 mijë dollarë për ulësen 1A.

Kompania europiane e prodhimit të aeroplanëve Airbus ia dha aeroplanin e saj të parë A380 kompanisë ajrore Singapore Airlines javën e kaluar, pothuajse dy vjet me vonesë. Në një ceremoni javën e kaluar në Francë, shefi ekzekutiv i kompanisë Singapore Airlines Çu Çun Seng tha se pavarësisht nga vonesat, aeroplani A380 ia vlente pavarësisht nga vonesat. Shërbimi i plotë pritet të fillojë me 28 tetor. //rd//

XS
SM
MD
LG