Lidhje

Ministrat e Nato-s shkurtojnë forcën e ndërhyrjes së shpejtë


Vendet e NATO-s, të cilave po u bëhet presion për një kontribut më të madh trupash në Afganistan, po e shkurtojnë forcën e reagimit të shpejtë prej 25 mijë trupash e cila i përgjigjet krizave ndërkombëtare.

Ministrat e mbrojtjes të NATOs, gjatë një takimi në Hollandë e autorizuan shkurtimin e forcës sot. Ideja e ish Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, Forca e Përgjigjes së Shpejtë të NATOs siguron dislokimin e forcave me përvojë brenda pesë ditësh në vendet e krizave në të gjithë globin.

Analistët thonë se projekti dështoi për shkak të presionit mbi NATO-n për të mbajtur një prani prej 40 mijë trupash në Afganistan.

Në një zhvillim tjetër, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Serdjukov, tha se ministrat e NATO-s kanë bërë pak përparim sot në uljen e shqetësimeve të Rusisë rreth planit amerikan për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropë. Plani parashikon vendosjen e 10 interceptorëve të raketave në Poloni dhe një radari për raketat në Republikën Çeke.

Zoti Serdjukov tha se Moska nuk është e bindur nga propozimet për sigurinë që paraqiti në fillim të kësaj jave sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, përfshirë edhe një ofertë prë ta lejuar Rusinë të inspektojë sistemin. //rd//

XS
SM
MD
LG