Lidhje

Karla del Ponte kërkon veprime konkrete nga Serbia


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla del Ponte kërkoi më tepër veprime konkrete nga Serbia për kapjen e personave të akuzuar për krime lufte.

Zonja del Ponte tha sot se Serbisë i duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të nxjerrë para drejtësisë ish udhëheqësit e serbëve të Bosnjes, gjeneralin Ratko Mlladiç dhe shefin e tij politik Radovan Karaxhiç.

Zonja del Ponte u takua me presidentin Boris Tadiç, me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Beograd për të vlerësuar ecurinë e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën e Hagës.

Shpresat e Serbisë për të nënshkruar një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian varen nga raporti që zonja del Ponte do t’u paraqesë zyrtarëve të BE-së pas vizitës së saj dyditëshe në këtë vend ballkanik.

Presidenti Tadiç e siguroi kryeprokuroren se vendi i tij po bën gjithçka për gjetjen e Mlladiçit dhe Karaxhiçit. Ndërsa zoti Koshtunica shprehu vendosmërinë e Serbisë dhe vullnetin e saj politik për të bashkëpunuar plotësisht me Gjykatën e Hagës. //rd//

XS
SM
MD
LG