Lidhje

Itali: Hiqen akuzat për korrupsion kundër Berluskonit


Gjykata më e lartë e Italisë la në fuqi apelimin për rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj ish kryeministrit Silvio Berluskoni për korrupsion.

Vendimi i sotëm konfirmon atë që një gjykate apelesh të marrë në muajin prill, e cila i heq zotit Berluskoni akuzat për korrupsion që lidhen me shitjen në vitet 80 të një konglomerati shtetëror për prodhimin e ushqimeve, SME.

Prokurorët e kishin akuzuar kreun e opozitës së djathtë italiane se u kishte dhënë rryshfet gjyqtarëve për të mos lejuar blerjen e kompanisë nga industrialisti rival Karlo de Benedeti. Në vitin 1985, një gjykatë mori vendim në favor të grupit Berluskoni.

Vendimi i sotëm i jep fund kësaj çështjeje së cilës iu deshën 11 vjet për të kaluar nëpër shkallët e ndryshme të sistemit gjyqësor të vendit.

Revista amerikane Forbes e rendit Berluskonin si njeriun më të pasur të Italisë. Vitin e kaluar, pasuria e tij vlerësohej në 11 miliard dollarë. //iç//

XS
SM
MD
LG