Lidhje

Turqia sulmon pozicione kurde në veri të Irakut


Aeroplanët dhe helikopterët turq sulmuan pozicionet kurde në veri të Irakut ndërkohë që sot filluan përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet lidhur me bazat e separatistëve në rajon.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anatolia, njofton se avionët turq sulmuan pozicionet e zbuluara nga ajri që dyshohet se u përkasin separatistëve. Turqia ka kërcënuar se do të ndërmarrë inkursione matanë kufirit kundër separatistëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët i kanë shtuar sulmet brenda Turqisë.

Në Ankara, Ministri irakian i Mbrojtjes dhe anëtarë të tjerë të një delegacioni irakian zhvilluan bisedime me zyrtarë të lartë turq lidhur me krizën në rritje në kufirin e tyre të përbashkët. Një zëdhënës i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes tha se rezultatet e para të takimit ishin pozitive.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Çeçil Çiçek tha se Turqia u dorëzoi zyrtarëve irakianë një listë të udhëheqësve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe kërkoi dorëzimin e tyre.//rd//

XS
SM
MD
LG