Lidhje

Çmimi i naftës arrin shifër rekord


Të premten në New York, çmimi i naftës për një fuçi arriti një shifër tjetër rekord, duke pësuar një rritje prej 1 dollar 40 cent dhe duke arritur kështu në 91 dollarë e 86 cents. Analistët nuk kanë arritur të kuptojnë se si ka mundësi që katërfishimi i çmimit të naftës gjatë katër viteve të fundit nuk ka çuar ekonominë amerikane dhe botërore në rënie.

Çmimi i naftës arriti kulmin në më shumë se 92 dollarë, para se të binte pak. Ai është rritur më shumë se 10 % gjatë katër javëve të fundit dhe është dyfishuar gjatë dy viteve të fundit.

Analistët thanë se ekonomia botërore i ka përballuar këto rritje sepse ndryshe nga vitet ’70, çmimet e naftës kanë pësuar rritje të vazhdueshme, pa u ndikuar nga ndonjë faktor i jashtëm për të krijuar një rritje të papritshme. Gjithashtu, ekonomia e sotme botërore është shumë më e madhe dhe më pak e varur nga nafta se gjatë dy tronditjeve të çmimeve në vitet ’70.

Po të merret parasysh inflacioni, çmimi rekord prej 40 dollarësh në vitin 1979, sot duhet të ishte 102 dollarë.

Jim Smith, ekonomist i naftës dhe analist në Karolinën e Veriut tha se me afrimin e lojrave olimpike të vitit 2008, Kina do të mbyllë përkohësisht fabrika për të pakësuar ndotjen e ajrit, duke ulur dhe këkesat për naftë. Ai parashikon se me ngadalësimin e ritmit të rritjes së ekonomisë globale, çmimi i naftës do të pësojë ulje.

“Rritja e kërkesës kineze për naftë do të ulet në mënyrë të ndjeshme aq më shumë që afrohet koha e lojrave olimpike dhe çmimi do të ulet më shumë veçanerisht pas lojrave. Kështu, ju mund të shihni një kolaps të vërtetë në çmimet botërore të naftës, qoftë dhe pa ndonjë konflikt”.

Zoti Smith mendon se çmimi i naftës do të bjerë 50 %. Gjatë javës së kaluar, në tregjet financiare luhatjet vazhduan. Ari arriti çmimin më të lartë që prej 27 vjetësh me 783 dollarë për një aunc, ose 28.35 gram. Dollari arriti një rekord tjetër të uljes afërsisht me 1.44 dollar për 1 euro, monedha e përdorur në 13 vende të Bashkimit Evropian.

Por këto zhvillime nuk ndikuan në Bursën e New York-ut, e cila këtë javë u mbyll me ngritje. Indeksi i Dow Jones Industrial pati dje një rritje prej 134 pikësh, ose 1 %, duke mos qenë shumë larg nga rekordi më i lartë i arritur në fillim të këtij muaji. Ekonomisti, Jim Smith tha se çmimet e aksioneve janë në ngrutje sepse investitorët besojnë se Banka Qendrore Amerikane do të ulë interesat mbas mledhjes së saj të rradhës në 31 tetor. Zoti Smith parashikon një ulje 0.5 % mbi interesin e huave duke ndihmuar për stimulimulimin e ekonomisë.

“Në qoftë se ulja 0.5 % nuk sjell përmirësime në Halloween, atëherë do të ulet edhe 0.5 % më shumë në dhjetor. Dhe në qoftë se akoma gjërat nuk duken mirë, ne do të vazhdojmë uljen”.

Specialisti i tregut të bonove të thesarit, Bill Gross në Newport Beach, në Kaliforni, shpreson që të mërkurën të ketë vetëm për 0.25 % ulje për interesat afatshkurtra. Analistët e bursës thonë se Banka Qendrore do të ulë interesat për të stimuluar një ekonomi që ka pësuar ulje për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe të tregut të dobët të shtëpive.

XS
SM
MD
LG