Lidhje

Turqi: Trupat qeveritare bllokojnë rreth 100 rebelë kurdë


Media shtetrore turke njofton se trupat qeveritare kanë bllokuar rreth 100 rebelë kurdë në një rajon malor afër kufirit me Irakun.

Agjencia zyrtare e lajmeve Anatolia bëri sot të ditur se forcat turke rrethuan rebelët në provincën jug-lindore të Hakarit, duke mbyllur rrugët, që ata përdorin për të ikur në bazat e tyre në Irakun verior.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ali Babaxhan thotë se të gjitha alternativat janë të hapura në luftën kundër rebelëve kurdë dhe terroristëve me bazë në Irakun verior.

Në një zhvillim tjetër, zyrtarët e ushtrisë thanë se një ushtar turk u vra sot nga një minë toke në provincën lindore Tunxheli, rreth 300 kilometra nga rajoni i kufirit me Irakun. Ushtria turke njoftoi gjithashtu se trupat e saj vranë dje 15 rebelë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit gjatë një operacioni të madh në provincën Tunxheli. //iç//

XS
SM
MD
LG