Lidhje

Astronautët instalojnë një modul të ri në Stacionin Orbital Ndërkombëtar


Astronautët e anijës amerikane të hapësirës Discovery dhe të Stacionit Ndërkombëtar Orbital inauguruan një modul të ri të sapo instaluar në stacion.

Specialisti i misionit Paolo Nespoli dhe komandantja Peggy Whitson hapën dyert dhe u futën në modulin e quajtur Harmony, i cili është prodhuar në Itali. Moduli do të shërbejë si vend shkarkimi për laboratorët shkencorë të vendeve evropiane dhe të Japonisë që pritet të sillen në stacionin ndërkombëtar gjatë misioneve të ardhëshme.

NASA thotë se moduli i ri e shton 18 përqind kapacitetin e stacionit të hapësirës. Dje dy astronautë të Discovery punuan bashkë me ekuipazhin e stacionit për instalimin e modulit me anë të një krahu robot. Moduli ka madhësinë e një autobusi. Zyrtarë të NASA-s thanë se moduli Harmony do të vendoset në vendin e tij të përhershëm pas largimit të anijes Dicovery nga stacioni. //rd//

XS
SM
MD
LG