Lidhje

Policia e Vlorës vë nën pranga shtatë persona për shkatërrimin e pyjeve


Policia e Vlorës tha sot se arrestoi shtatë persona që akuzohen për shkatërrim të sipërfaqeve pyjore në këtë rreth.

Katër prej personave të arrestuar janë punonjës të shërbimit pyjor në Vlorë, dhe mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas policisë së Vlorës arrestimet vijnë pas hetimeve për aktivitetin e disa firmave që prisnin pyje me qëllim eksportimin drejt Greqisë apo mbulimin e tregut vendas me lëndë druri.

Policia e Vlorës thotë se ka edhe persona të tjerë që po hetohen për këtë aktivitet të paligjshëm. Kjo është hera e parë që policia në Shqipëri angazhohet në operacione të tilla arrestimesh për mbrojtjen e pasurisë pyjore.

Zjarret e këtij viti sollën shkatërrime të mëdha në zona të rëndësishme pyjore të vendit ndërkohë që shpesh ka pasur reagime në shtypin shqiptar për shfrytëzimin pa kriter të mjaft sipërfaqeve pyjore. //rd//

XS
SM
MD
LG