Lidhje

Kristina Fernandez de Kirshner Presidente e Argjentinës


Kristina Fernandez de Kirshner u bë gruaja e parë që zgjidhet presidente e Argjentinës, pasi rezultatet e zgjedhjeve të së dielës tregojnë se ajo ka fituar gati dy herë më shumë vota sesa dy rivalët e saj më të fortë.

Pas numërimit të 94 përqind të votave, zonja Fernandez ka fituar gati 45 përqind të votave në garën me 13 kandidatë. Rivalët e saj më të fortë, ish-ministri i ekonomisë Roberto Lavagna dhe ish-ligjvënësja Elisa Karrio pranuan humbjen.

Në fjalimin që mbajti dje në Buenos Aires, zonja Fernandez tha se ajo dhe përkrahësit e saj ndjejnë përgjegjësi dhe detyrim të madh ndaj Argjentinës. Ajo i bëri thirrje publikut që të ndihmojnë për krijimin e një shoqërie të re dhe imazhi të ri për vendin.

Zonja Fernandez u zotua të vazhdojë politikat e burrit të saj, të cilat ringjallën ekonominë e Argjentinës pas rënimit të saj në vitin 2001.

Analistët thonë se presidentja e re do të përballet gjithashtu me sfida të vështira, si inflacioni i lartë i vendit dhe mungesat energjetike. //iç//

XS
SM
MD
LG