Lidhje

Bush: Kongresi amerikan nuk po bën punën e vet


Duke folur sot pas një takimi me anëtarët republikanë të dhomës së përfaqësuesve, presidenti Bush tha se kongresi i kontrolluar nga partia demokrate ende nuk ia ka dërguar atij projekt-buxhetin, i cili duhet t’i ishte paraqitur presidentit me një tetor.

Zoti Bush tha se shpenzimet nën udhëheqjen e këtij kongresi janë rritur shumë. Ai tha se kongresi kishte rritur taksat në çdo projektligj të propozuar duke përfshirë bujqësinë dhe energjinë, si dhe legjislacionin për një program sigurimesh për fëmijë të administruar nga shteti.

Gjatë komenteve të tij, presidenti i bëri thirrje kongresit të miratojë një projektbuxhet për mbrojtjen dhe një legjislacion shtesë për luftën për të ndihmuar financimin e trupave amerikane në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG