Lidhje

Astronautët kryejnë ecjen e tretë në hapësirë


Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës gjatë ecjes së tyre të tretë në hapësirë, përfunduan sot vendosjen e një paneli me energji diellore.

Shkencëtarët që realizuan ecjen në hapësirë, Scot Parazinski dhe Dag Uilok, u treguan astronautëve si të lëvizin brenda stacionit, deri në pjesën e fundme të tij, ndërsa përdorën një krah robot për instalimin e një paneli me peshë 16 mijë kilogramë.

Panelet e mëdha diellore të krahut do të prodhojnë energji elektrike për një laborator shtesë evropian që do të vendoset në dhjetor në Stacionin e Hapësirës. Sot astronautët kanë në plan edhe inspektimin e lidhjes difektoze, që është kyçe në prodhimin e energjisë për stacionin hapësinor. Pastaj ata do ta krahasojnë lidhjen me një lidhje tjetër të ngjashme të padëmtuar.

Gjatë ecjes në hapësirë të dielën, të dy astronautët gjetën copëza metalike në një pikë, e cila mundëson rrotullimin e paneleve, duke ndjekur lëvizjen e diellit. Astronautët e NASA-s do të kthehen në Tokë një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar, me synimin për të inspektuar difektin.//lk

XS
SM
MD
LG