Lidhje

Jep dorëheqjen Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Mahmut Jusufi dha sot dorëheqjen nga posti, pas trysnive të partive politike shqiptare, të cilat e kritikuan, për shkak të vendimit të fundit të Gjykatës për shfuqizmin e disa neneve të ligjit mbi përdorimin e flamurit shqiptar.

Zoti Mahmuti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme edhe nga funksioni i gjykatësit të kësaj gjykate. Në një deklaratë me shkrim, ai e cilësoi vendimin e Gjykatës politik, ndërsa bën të ditur se nuk do ta nënshkruajë vendimin për shfuqizimin e pjesëve të ligjit, sepse nuk dëshiron që emri dhe mbiemri i tij të figurojnë në një dokument të tillë.

Edhe gjykatësi tjetër shqiptar i kësaj gjykate, Bajram Pollozhani ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Me anë të dorëheqjes së tij si akt moral, zoti Pollozhani thotë se dëshiron të kontribuojë tek thellimi i vetëdijes së kolegëve të tjerë gjatë vendimmarrjes, si dhe legjitimitetit të këtyre vendimeve.//lk

XS
SM
MD
LG