Lidhje

Çeku: Nuk mund të ketë as ngrirje dhe as zgjatje për statusin e Kosovës


Kryeministri i Kosovës Agim Ceku tha sot se nuk mund të ketë kurrfarë ngrirjeje dhe as zgjatje të procesit për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Ai tha se Prishtina shkon në raundet e reja të bisedimeve me qendrimin e qartë se pavarësia është e pa negociueshme.

Propozimi i kryenegociatorit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, tha zoti Çeku, nuk mund të hapet për diskutim dhe tërësia tokësore e Kosovës është e pacënueshme. Kryeministri Çeku tha se asnjë nga këto parime nuk zëvendësohet nga dokumenti 14 pikësh i treshes së grupit të Kontaktit, që sipas tij ka të bëjë me çështjet pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai tha se Prishtina i ka disa vërejtje për këtë dokument të cilat kanë të bëjnë me qartësinë e tij.

Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të mbahet të hënën me pesë nëntor në Vjenë. Kësaj radhe pritet që lakimi të zhvillohet në nivelin më lartë politikë. Ndërmjetësuesit e Grupit të Kontaktit thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur një marrëveshje ndërmjet palëve, ndonëse ka pak mundësi që kjo të ndodhë deri në fund të procesit shtesë të negociatave që pritet të përmbyllet me 10 dhjetor. //iç//

XS
SM
MD
LG