Lidhje

25 vjeçari Agron Abdullahu pohon se kishte funizuar me armë disa imigrantë të paligjshëm


Autoritetet amerikane thonë se një person deklaroi para gjykatës fajësinë në lidhje me akuzën se kishte furnizuar me armë një grup që po komplotonte një sulm kundër një baze ushtarake amerikane.

Zyrtarët thonë se 25 vjeçari Agron Abdullahu pohoi se kishte funizuar me armë disa imigrantë të paligjshëm. Abdullahu, i lindur në ish-Jugosllavi, do të marrë dënimin më 6 shkurt. Ai mund të dënohet me të paktën 5 vjet burgim.

Në qershor, 5 të akuzuar të tjerë deklaruan pafajësinë lidhur me akuzat për komplot për të vrarë ushtarë amerikane në bazën Ford Dix në New Jersey. //iç//

XS
SM
MD
LG