Lidhje

Rifillojnë bisedimet Greqi-Maqedoni për emrin "Maqedoni"


Ambasadorët e Greqisë dhe Maqedonisë po takohen në Kombet e Bashkuara sot për bisedime të reja lidhur me mosmarrëveshjen e vjetër mbi emrin e Maqedonisë.

I dërguari i OKB-së Matthew Nimetz bëri thirrje për përtëritjen e bisedimeve duke thënë se shpreson se diskutimet paraprake do të çojnë në bisedime më intensive dhe në një zgjidhje të kënaqshme. Ai tha se të dyja vendet kanë një dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje. Bisedimet e fundit u zhvilluan në maj.

Maqedonia e mori emrin kur shpalli pavarësinë e saj nga Jugosllavia në vitin 1991. Të njëjtin emër mban edhe një provincë në Greqinë veriore. Greqia thotë se përdorimi i emrit përbën një pretendim mbi territorin e saj. Athina ka kërcënuar të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në Nato dhe në Bashkimin Evropian nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet. //rd//

XS
SM
MD
LG