Lidhje

Kryeministri i Bosnjes Nikola Spiriç kërkon dorëheqjen


Kryeministri i Bosnjes Nikola Spiriç kërkoi dorëheqjen pas një mosmarrëveshjeje mbi reformat e propozuara nga ndërmjetësi ndërkombëtar në këtë vend etnikisht të ndarë.

Zoti Spiriç, i kombësisë serbe, tha sot se vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen vjen nga kundërshtimi i tij lidhur me rregullat e reja të hartuara për të forcuar aftësitë e parlamentit dhe organeve të tjera për të miratuar reformat.

Ndërmjetësi ndërkombëtar Miroslav Lajcak kërkon të ndryshojë mënyrën e llogaritjes së kuorumit në takimet zyrtare, duke numëruar vetëm deputetët që janë prezent dhe jo duke përfshirë edhe ata që mungojnë në sallë. Më parë deputetët që kërkonin të bllokonin votimin apo vendimet e arrinin synimin e tyre duke munguar në sesionet legjislative për të siguruar mos arritjen e një kuorumi.

Kryeministri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik e ka kundërshtuar hapur këtë masë dhe ka kërcënuar tërheqjen e të gjithë përfaqësuesve të serbëve nga institucionet qëndrore të Bosnjes. //rd//

XS
SM
MD
LG