Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje Kongresit të miratojë masa për mbrojtjen nga terrorizmi


Presidenti Bush po i bën thirrje Kongresit të miratojë masa që Presidenti i konsideron të nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga akte te mundshme terroriste.

Në një fjalim që mbajti sot në Uashington, Presidenti Bush tha se pret nga Kongresi që të miratojë ligje që do t'i japin mundësi qeverisë të mbrojë vendin nga ekstremistët, që ai tha se synojnë ta godasin përsëri Amerikën. Ai i bëri thirrje Kongresit të rinovojë Aktin Patriot, të cilit i mbaron së shpejti mandati. Ai tha se ligji do t’u japë mundësi Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë të mbikqyrin komunikimet e ekstremistëve jashtë vendit.

Presidenti Bush tha se pret nga Kongresi që të miratojë pa vonesë fondet për Departamentin e Mbrojtjes dhe fondet shtesë që ai ka kërkuar për luftrat në Irak dhe Afganistan. Presidenti tha se Kongresi duhet të konfirmojë kandidatin e tij për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Majkëll Mëkejsi.//lk

XS
SM
MD
LG