Lidhje

Zbulohet një tjetër varr masiv ne Bosnje


Autoritetet e Bosnjes thonë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë nxjerrë mbi 120 trupa nga një varr masiv pranë qytetit Zvornik. Zyrtarët thanë sot, se 16 skelete të plota dhe 113 të pjesshme, u gjetën në fshatin Kamenicë në Bosnje-Hercegovinën lindore.

Eshtrat besohet t’u përkasin viktimave të masakrës së Srebrenicës. Forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë pasi morën nën kontroll Srebrenicën, një zonë myslimane e shpallur e sigurtë nga Kombet e Bashkuara. Varri i zbuluar është një ndër disa varre të ashtu-quajtura dytësore ku serbët e Bosnjës rivarrosën viktimat e Srebrenicës në mënyrë që të mbulonin masakrën.//lk

XS
SM
MD
LG