Lidhje

Obama: Nëse zgjidhem president, do të përpiqem të përmirësoj marrëdhëniet me Iranin


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president, Barak Obama tha se nëse zgjidhet, ai do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Iranin.

Në një intervistë për gazetën Nju Jork Tajms, senatori demokrat nga shteti Ilinoi tha se dëshiron të dërgojë sinjalin se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë presion për ndryshimin e regjimit në Iran por presin që qeveria iraniane të ndryshojë qendrimin e saj. Zoti Obama tha se Irani vazhdon të sillet në mënyrë të papërgjegjëshme duke mbështetur organizata ekstremiste shiite në Irak dhe se programi i tij i dyshuar bërthamor shtron shqetësime serioze.

Administrata e Presidentit Bush ka thënë se nuk do të angazhohet në bisedime të nivelit të lartë me Iranin nëse Teherani nuk e pezullon programin e pasurimit të uraniumit, për të cilin zyrtarët e Uashingtonit thonë se mund të çojë në prodhimin e armëve bërthamore. Iran ngul këmbë se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime civile. (ze)

XS
SM
MD
LG