Lidhje

Shtetasit e Bashkimit Europian dhe siguria publike në Itali


Qeveria italiane u tha autoriteteve lokale kompetencat për dëbimin e atyre shtetasve të Bashkimit Europian të cilët përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.

Vendimi i qeverisë vjen pas përdhunimit dhe vrasjes së një gruaje italiane nga një shtetas rumun pranë një kampi romësh në kryeqytetin e vendit. Autoritetet njoftuan se gruaja, bashkëshorte e një oficeri të marinës italiane, vdiq mbrëmë pasi kishte qendruar në gjendje kome në një spital të Romës.

Policia ka arrestuar rumunin 24-vjeçar Nikolae Mailat për krimin.

Kohët e fundit, Italia është tronditur nga një sërë krimesh që i atribuohen kryesisht imigrantëve rumunë. Kryetari i Bashkisë së Romës, Valter Veltroni ka fajësuar imigrantët rumunë për 75 për qind të krimeve të dhunshme në kryeqytetin e Italisë. (ze)

XS
SM
MD
LG