Lidhje

Astronautët në ecje të rrezikshme në hapësirë


Një astronaut i anijes amerikane Discovery i bëri sot riparime emergjente një paneli të dëmtuar diellor në stacionin ndërkombëtar orbital. Astronauti Skot Parazinski, i anijes amerikane Discovery, instaloi disa kapëse të posaçme në panelin e dëmtuar dhe lidhi telat e ngatërruar që e dëmtuan atë gjatë hapjes së tij të martën.

Ecja e sotme në hapësirë që zgjati 5 orë ishte e rrezikshme dhe astronautit iu desh të qendronte në skajin e krahut robotik për të lëvizur deri tek pjesa e dëmtuar e panelit. Gjatë ecjes në hapësirë astronauti rrezikonte të pësonte shok elektrik nëse prekte panelin. Kolegu i tij Doug Wheelock kishte për detyrë ta paralajmëronte atë nëse do t’i afrohej shumë paneleve me gjatësi 35 metra, ndërkohë që anëtarët e tjerë të ekuipazhit operonin krahun robotik të stacionit. //rd//

XS
SM
MD
LG