Lidhje

Italia fillon deportimet pa gjyq të imigrantëve nga Rumania


Autoritetet italiane filluan deportimin e emigrantëve rumunë në bazë të një ligji i cili lejon dëbimin pa gjyq të çdo imigranti që konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë.

Zyrtarët në Milano thanë se deri tani kanë deportuar 4 rumunë dhe kanë autorizim për largimin edhe të të tjerëve. Policia po kontrollon komunitetet e emigrantëve dhe po arreston personat pa dokumente të rregullta ndërkohë që italianët vazhdojnë të mbajnë zi për vrasjen brutale të një gruaje në fillim të javës.

Një emigrant rumun akuzohet se e rrahu brutalisht Xhovana Rexhianin, gruan e një oficeri të marinës italiane të martën në Romë. Ky lajm nxiti zemërimin e madh të publiku duke detyruar qeverinë të miratojë një ligj për ekstradimin e menjëhershëm të emigrantëve të rrëzikshëm. Policia ka arrestuar shtetasin rumun Nikolai Milat në lidhje me këtë sulm.//ii

XS
SM
MD
LG