Lidhje

Hollivudi pranë grevës


Në Hollivud, skenaristët e filmave dhe programeve televizive kanë vendosur të hidhen në grevë të hënën në se sindikata e tyre nuk arrin një marrëveshje të minutës së fundit për pagat që marrin skenaristët nga shitja e DVD-ve apo ritransmetimi i programeve.

Shoqata Amerikane e Skenaristëve do të takohet nesër me Aleancën e Regjisorëve të Filmit dhe Programeve Televizive për bisedime që do të ndërmjetësohen nga një negociator i qeverisë federale. Shoqata e Skenaristëve e njoftoi grevën dje, një ditë pasi anëtarët e saj ranë dakort me rekomandimet e negociatorëve të tyre.

Bisedimet mes të dy palëve u ndërprenë të mërkurën disa orë para se të skadonte marrëveshja e tanishme. Shoqata e Skenaristëve vazhdon prej kohësh negociatat me studiot kinematografike për të rritur shumën e parave që marrin skenaristët nga ritransmetimi në internet apo mjete të tjera dixhitale i programeve televizive ose nga shitja e tyre në formë DVD-sh. //rd//

XS
SM
MD
LG