Lidhje

Rajs: SHBA do të rishikojnë ndihmën financiare për Pakistanin


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë ndihmën financiare për Pakistanin për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Pakistanit, një aleat i rëndësishëm në luftën kundër terrorit, më shumë se 10 miliardë dollarë ndihma që nga sulmet terroriste të vitit 2001 në Nju Jork dhe në Uashington.

Sekretarja Rajs tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi i Presidentit Musharraf dhe bëri thirrje për një kthim të shpejtë në rendin kushtetues. Por ajo shtoi megjithatë, se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Gjeneralin Musharraf në luftë kundër terrorizmit.

Zonja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara kishin komunikuar kundërshtimin e tyre ndaj masave jashtëkushtetuese, siç u shpreh ajo, qysh para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonëshme në Pakistan.

Pentagoni tha dje se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të prekë mbështetjen ushtarake amerikane për Pakistanin. Një zëdhënës i Pentagonit tha se interesat amerikane në Pakistan janë me rëndësi dhe se sekretari i mbrojtjes Robert Gates po e ndjek nga afër gjendjen. //ii

XS
SM
MD
LG