Lidhje

Parlamenti shqiptar i kërkon presidentit shkarkimin e kryeprokurorit


Në Shqipëri, Parlamenti miratoi sot pasdite me 77 vota pro të përfaqësuesve të shumicës dhe 37 vota kundër të opozitës raportin e komisionit hetimor dhe kërkesën drejtuar presidentit për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Vota në Parlament pasoi diskutimet mbi raportin e komisionit hetimor, i cili propozonte shkarkimin nga detyra të prokurorit te përgjitshëm, Theodhori Sollaku, për shkelje të renda ligjore në detyrë.

Pas publikimit te raportit, dhe fjales se kryeprokurorit Sollaku, fjalen e moren mbi 50 deputete, në një debat të ashpër pro dhe kundër drejtuesit te organit te akuzës. Raporti i miratur pëprmbante një seri çështjesh gjyqësore te cilat sipas komisionit ishin shkelje të renda ligjore në punën e prokurorisë.

Lista e shkeljeve të zbuluara përfshinte rreth 200 arrestime dhe ekstradime të kriminelëve të kërkuar nga drejtësia e vendeve evropiane të cilat prokuroria shqiptare nuk i kishte kryer. Gjithashtu, gjatë hetimeve të komisionit u zbuluan edhe të dhëna të tjera që lidheshin me lehtësime të dënimeve për një numër prej 20 të burgosurish me arsyetime mejkësore të fallsifikuara të paraqitura prej vet prokurorëve.

Në mbrojtje prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku u shpreh në fajën e tij para parlamentit se “këto janë sulme antikushtetuese dhe se shkeljet e pretenduara nga komisioni hetimor nuk janë të vërteta”. Me miratimin nga parlamenti të këtij raporti shqyrtimi i vendimit për fatin e prokurorit të përgjithshëm kalon në tryezën e presidentit Bamir Topi i cili para se të zgjidhej president ka shprehur rezervat e tij lidhur me punën e prokurorit. (kh)

XS
SM
MD
LG