Lidhje

SHBA: Jepen Medaljet Presidenciale të Lirisë


Një disident kuban dhe një president afrikan janë mes marrësve të Medaljes Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil amerikan.

Fëmijët e Oskar Elias Biset, i cili ndodhet në një burg kuban, e morën medaljen sot gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë në emër të babait të tyre. Gjatë prezantimit të çmimit, presidenti Bush tha se avokati i të drejtave të njeriut është kritiku i tiranëve, duke shtuar se zoti Biscet është një burrë i madh me një zemër të gjerë.

Presidenti Bush nderoi gjithashtu presidenten e Liberisë Ellen Xhonson Sirlif, me Medaljen Presidenciale të Lirisë, duke e quajtur atë gruan e parë që udhëhoqi një vend afrikan, si dhe pioniere e përkrahëse e patundur e demokracisë.

Autori amerikan Harper Li, i cili ka shkruar librin “To Kill e Mokingb[rd,” u nderua gjithashtu me këtë medalje, së bashku me ekonomistin Geri Beker dhe me shkencëtarin e gjenetikës Francis Collins. Çmimi iu dha edhe ish anëtarit të Kongresit Henri Hajd, themeluesit të rrjetit televiziv C-Span Brian Lamb dhe udhëheqësit të të drejtave civile Benjamin Huks.//lk

XS
SM
MD
LG