Lidhje

Maqedonia thotë se preferon të ruajë emrin mbi anëtarësimin në NATO


Udhëheqësit e Maqedonisë thanë se do të zgjidhnin emrin “Maqedoni” edhe pse kjo mund t’i pengojë të anëtarësohen në NATO, nëse nuk arrijnë një zgjidhje me Greqinë në mosmarrëveshjet e vjetra për çështjen e emrit.

Presidenti Branko Cervenkovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski thanë dje se emri kushtetues i vendit të tyre është Maqedoni.

Ata e kanë quajtur integrimin në NATO një përparësi kryesore strategjike për vendin, por thanë se do të ishin të gatshëm të sakrifikojnë anëtarësimin në NATO nëse alternativa do të ishte ndryshimi i emrit të vendit të tyre.

Maqedonia e mori këtë emër kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Të njëjtin emër ka edhe një provincë e Greqisë veriore.

Greqia thotë se përdorimi i këtij emri nënkupton pretendime ndaj territorit të saj. Ajo ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian. //ii

XS
SM
MD
LG