Lidhje

Kroacia - vendi ballkanik me shanset më të mira për antarësim në BE


Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian thotë se nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia mund të jetë e gatshme për anëtarësim në radhët e Bashkimit deri në fund të dekadës.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, e bëri këtë vlerësim në raportin vjetor të organizatës, ku bëhej një vlerësim për gadishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Zoti Rehn tha se negociatat e pranimit me Kroacinë po shkojnë mirë dhe se ato po hyjnë në fazën vendimtare. Ai tha se vendi duhet t’i vazhdojë reformat e nisura në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe masat për të ndihmuar kthimin e refugjatëve serbë, të cilët u larguan nga vendi gjatë konfliktit ballkanik të viteve ’90.

Në raportin e Komisionit Evropian, thuhet se asnjëri prej vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presë anëtarësimin në BE para vitit 2012.

Raporti vlerësonte Shqipërinë për përparimet në fushën ekonomike dhe për ndihmesën e dhënë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon, por citonte rastet e korrupsionit dhe të krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat ndeshet vendi.

Në raport Maqedonia vlerësohej për përparimin e bërë në krijimin e ekonomisë së tregut, por thuhej se mungesa e dialogut mes partive politike po e paralizon sistemin demokratik të vendit. //ad//

XS
SM
MD
LG