Lidhje

Viti 2007 - më vdekjeprurësi për ushtrinë amerikane në Irak


Në Irak, ushtria amerikane bëri të njohur vrasjen dje të 5 ushtarëve të saj dhe të një marinari, duke e bërë vitin 2007 më vdekjeprurësin për ushtrinë amerikane në Irak, që nga fillimi i luftës në vitin 2003. Këtë vit në Irak kanë vdekur 850 pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Ushtria tha se 4 nga ushtarët u vranë dje, në një shpërthim pranë një automjeti në Kirkuk, ndërsa ushtari i pestë vdiq në operacionet luftarake në Anbar. Ndërsa marinari vdiq nga plagët e marra gjatë një shpërthimi në provincën Salah ad Din.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane thotë se do të lirojë së shpejti 9 iranianët e ndaluar në Irak, të cilët nuk përbëjnë më kërcënim për sigurinë atje. Një zëdhënës ushtarak tha sot, se dy nga personat e liruar mbaheshin në Irbil që nga janari, ndërsa të tjerët ishin ndaluar në kohë të ndryshme.

Po sot, Irani hapi një zyrë konsullate në qytetin Irbil, pikërisht në ndërtesën që forcat amerikane e sulmuan në janar. //ad//

XS
SM
MD
LG